Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në shtetin brazilian të Santa Catarina, ku një vajzë 12-vjeçare e vrau babain e saj polic për të fituar famë.
Së bashku me shoqen 13-vjeçare, ajo ekzekutoi të atin pasi u frymëzua nga vrasja e tmerrshme e Red Baron nga 20 vjet më parë, shkruan tch.
Nxënësja dyshohet se u frymëzua nga Suzane Louise von Richthofen, një pasardhëse e asit fluturues gjerman të Luftës së Parë Botërore, e cila vrau prindërit e saj të pasur në Sao Paulo të Brazilit në vitin 2002, raporton Daily Star.
Mediat vendase kanë raportuar se vajzat e kanë kryer vrasjen e supozuar sepse donin të bëheshin të famshme si Suzane Louise von Richthofen.
Adoleshentët thuhet se kanë pranuar krimin dhe kanë thënë se janë frymëzuar nga historia e Suzanes, dhe besonin se do të bëheshin po aq të famshme sa ajo.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...