Rregullatori shëndetësor i Brazilit “Anvisa” tha të hënën se autoritetet shëndetësore të Kinës nuk janë transparente në autorizimin e tyre të vaksinave COVID-19 për përdorim emergjent, një deklaratë që mund të ndezë më tej tensionin politik në vendin e Amerikës së Jugut.
Kjo pasi që, sipas Reuters, përcjell Telegrafi, presidenti brazilian Jair Bolsonaro, një kritik i vazhdueshëm i Kinës, ka hedhur në mënyrë të përsëritur dyshime për vaksinën CoronaVac që po zhvillohet nga Sinovac Biotech Ltd. e Kinës.
Ndërkohë, Guvernatori i Sao Paulo, Joao Doria, një kundërshtar i Bolsonaro, tha se shteti priste të fillonte vaksinimin e banorëve të tij në janar, megjithëse shteti më i populluar i Brazilit nuk do të jetë në gjendje të përdorë CoronaVac derisa të miratohet nga Anvisa.
“Brazili është udhëheqësi ndërkombëtar në procesin e vlerësimit për CoronaVac”, tha Anvisa në një deklaratë në faqen e saj të hënën.
“Vaksina ka pasur një autorizim të përdorimit emergjent në Kinë që nga qershori i këtij viti. Kriteret kineze për dhënien e autorizimit të përdorimit emergjent nuk janë transparente dhe nuk ka informacion në dispozicion për kriteret që përdoren aktualisht nga autoritetet kineze për të marrë këto vendime”.
Në anën tjetër, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha të martën Kina i kishte dhënë “rëndësi të madhe” sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave të saj.
Siç bëhet e ditur nga Reuters, të paktën dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë vaksinën Sinovac në programin e përdorimit emergjent të Kinës, i nisur zyrtarisht në korrik, që synon grupe të kufizuara të njerëzve me rrezik të lartë.
Po sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Kina nuk ka bërë publike detaje se si përcakton nëse një vaksinë e re e coronavirusit është e kualifikuar për përdorim urgjent.
Dhe as Komisioni i tij Kombëtar i Shëndetësisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment, shkruan më tej Reuters.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...