Brazili shënoi muajin më vdekjeprurës nga koronavirusi në mars, e dëshmuar qartë kjo nga shifrat zyrtare.
Rreth 66,570 persona kanë humbur jetën atje nga koronavirusi brenda një muaji, apo dyfish më shumë se rekordi i mëparshëm i regjistruar në korrik.Të mërkurën, vendi regjistroi edhe një tjetër rekord ditor të viktimave nga koronavirusi: 3,869. Shifra theu rekordin e një ditë më herët prej 3,780.
Numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil tani është mbi 321,000.Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë më shumë: mbi 552,000. ekspertët shëndetësorë brazilianë mësojnë se arsyeja e këtij shtimi të beftë të infeksioneve në javët e fundit mund të jetë një variant lokal i koronavirusit, i njohur si P1. Ky variant shumë i transmetueshëm ka riinfektuar edhe njerëzit që kishin kaluar një herë variantin origjinal.
Rritja e rasteve e ka çuar sistemin shëndetësor të Brazilit në prag kolapsi. P1 është identifikuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Gjermaninë, duke shtuar shqetësimet mbi efikasitetin e e disa vaksinave. Infektimet nga koronavirusi në mbarë botën janë sot 128 milionë, ndërsa jetët e humbura, më shumë se 2.8 milionë.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...