Brazili ka raportuar 935 vdekje dhe 150,106 raste të reja të infeksionit me koronavirus.
Të dhënat e fundit janë lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Rreth 92,614 raste ndodhën në Rio de Janeiro muajt e fundit, por u regjistruan vetëm në numërimin zyrtar në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë.
Të paktën dy shtete të tjera, Paraiba në verilindje dhe Sao Paulo në juglindje, kanë parë një rritje të infeksioneve me koronavirus sipas rapoteve të mediave kombëtare.
Vendi i Amerikës së Jugut ka regjistruar gjithsej 590.508 vdekje nga koronavirusi dhe 21.2 milionë raste të konfirmuara./arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...