Google ADS

Brazili ndalon për 60 ditë ndezjen e zjarreve në Amazonë

16:19 | 29 Gusht 2019
L G

Brazili ndaloi ndezjen e zjarreve për pastrimin e tokës për 60 ditë, për t’iu përgjigjur rritjes masive të numrit të zjarreve në pyjet e Amazonës.

Dekreti u nënshkrua nga presidenti, Jair Bolsonaro, i cili u përball me kritika për dështim në mbrojtjen e pyjeve.

Vendet e Amerikës së Jugut do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar krizën.Është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë ndalesa, pasi ambientalistët thonë se pastrimi i pyjeve është pothuajse tërësisht i ndaluar, porse zbatimi i kësaj mase është i dobët.

Amazona – një thithëse e rëndësishme e karbonit, që ndalon ritmin e ngrohjes globale – është përfshirë nga më shumë se 80.000 zjarre këtë vit, që do të thotë 77 për qind më shumë se në tetë muajt e parë të vitit të kaluar.

Udhëheqësit e Amazonës kanë kundërshtuar një ndihmë të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për të fikur zjarret.Njohësit e çështjeve të ambientit kanë thënë se zjarret janë përcjellur edhe nga një shpyllëzim tejet i shpejtë i rajonit të Amazonës./EO

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme