Një gjykatë në Brazil urdhëroi të gjithë operatorët telefonikë në Brazil që ta bllokojnë aplikacionin e mesazheve WhatsApp, që është në pronësi të rrjetit social Facebook, për shkak se kompania nuk ka arritur të kthejë disa të dhëna, që kanë qenë pjesë e hetimeve për trafikim me drogë.
Që nga mbrëmë nuk është duke funksionuar ky rrjet social, i cili ishte përdorur rregullisht për mesazhe dhe thirrje nga brazilianët.
Sipas uefaqes “Sergipestatetribunal”, aplikacioni do të bllokohet për 72 orë.
Bashkëthemeluesi i këtij rrjeti të mesazheve, Jan Koum ka reaguar lidhur me këtë vendim, duke thënë se për shkak të mungesës së një informacioni, nuk mund të ndalohet një aplikacion i tërë.
“Përsëri miliona brazilianë të pafajshëm janë duke u ndëshkuar për shkak se gjykata do që WhatsApp ta kthejë një informacion, që ne nuk e kemi”, ka thënë ai.
Kjo nuk është hera e parë që aplikacioni WhatsAppështë në shënjestër të gjyqtarëve. Në mars të këtij viti, nënkryetar i Facebook–ut në Amerikën Latine ishte arrestuar, pasi autoritetet thanë se Facebook nuk pranoi të japë të dhëna nga WhatsApp, në mënyrë që të mbrojë përdoruesit e saj.
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...