Brazili mbyll kufirin me Venezuelën

08:20 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Brazili ka mbyllur kufirin e tij me Venezuelën për njerëzit që ikin nga kriza ekonomike dhe politike në vend.

Gjykatësi Helder Barreto ka urdhëruar mbylljen e kufirit derisa Brazili t’i rregullojë kushtet për të pranuar fluksin e njerëzve, transmeton portali arbresh.info.

Autoritetet në shtetin e Roraima në rajonin e Amazonës në Brazil thonë se rreth 800 venezuelas kalojnë kufirin çdo ditë.

Megjithatë, kufiri mbetet i hapur për brazilianët dhe jo-venezuelasit.

Gjithashtu, kufiri është i hapur për venezuelasit, të cilët kthehen në veri nga Brazili. Kufijtë e detit dhe ajrit nuk ndikohen nga vendimi.

Përpjekja për atentat ndaj presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro në fundjavë ka rritur edhe më tej tensionet në vend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme