Brazili do të lëvizë ambasadën nga Tel Aviv në Jerusalem, ka deklaruar të enjtën kryetari i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, duke e bërë vendin më të madh të Amerikës Latine të dikustueshëm mbi kalimin e diskutueshëm.
“Sikurse u tha gjatë fushatës sonë, ne synojmë që të transferojmë ambasadën tonë nga Tel Aviv në Jerusalem. Izraeli është shtet Sovran dhe ne do të respektojmë të drejtën e saj” ka thënë Bolsonaro, transmeton portali arbresh.info
Bolsonaro tha se Izraeli duhet të ketë të drejtën të vendosë se kush do të jetë kryeqyteti i saj.
Izraeli e konsideron Jerusalemin kryeqytet të saj, ndërsa palestinezët e shohin Jerusalemin lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm, ndërkaq me konsesus ndërkombëtar statusi i gjithë qytetit duhet të negociohet mes dy palëve.
Izraeli e pushtoi Jerusalemin lindor gjatë luftës gjashtëditore të vitit 1967 dhe më pas e ankesoi atë në një masë që asnjëherë nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.
Gjatë muajit dhjetor, Presidenti Donald Trump ndryshoi politikën e vjetër të SHBA-ve dhe njohu Jerusalemin si kryeqytet të izraelit, duke e nxitur presidentin palestinez Mahmoud Abbas që të bojkotojë administratën e tij.
Ambasada amerikane u transferua zyrtarisht me 14, veprim që shkaktoi protesta të mëdha në Palestinë.
Vendimin e SHBA-ve e ndoqën edhe Guatemala dhe Paraguai, ndonëse ky i fundit ka njoftuar gjatë muajit të kaluar se mund të kthejë sërish ambasadën e saj në Tel Aviv./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?