Brazili dërgon trupa ushtarake në kufi me Venezuelën

10:42 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info
Brazili ka njoftuar se do të dërgojë ushtrinë në kufi me Venezuelën për të “garantuar rregull dhe ligj” pas fluksit të migrantëve që po ikin nga kriza me të cilën po përballet shteti i tyre.
Presidenti brazilian, Michel Temer ka thënë në një adresim televiziv të martën se, situata “tragjike” e Venezuelës ka kërcënuar paqen në gjithë Amerikën Jugore.

Miliona banorë të Venezuelës kanë ikur nga shteti për shkak të inflacionit ekonomik dhe zvogëlimit të rezervave ushqimore e mjekësore.

Kjo masë ka pasuar përleshjet e fundit në mes të banorëve lokalë dhe personave që kanë ardhur nga Venezuela.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, presidenti Temer ka dërguar një kontigjent të vogël të trupave në qytetin kufitar, Pakaraiama.

Ai ka nënshkruar një dekret, në të cilin thuhet se trupat ushatarake do të pozicionohen për dy javë rreth kufirit dhe rrugëve federale në zonën veriore Roraima.

“Problemi i Venezuelës nuk është më çështje e politikës së tyre të brendshme. Është kërcënim për harmoninë e gjithë kontinentit”, ka thënë Temer.

Përveç krijimit të sigurisë për brazilianët, roli i ushtarëve do të jetë edhe për kujdes të migrantëve nga Venezuela, ka deklaruar presidenti.

Ndërkohë, Peruja fqinje nga shpallur 60 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore në dy provinca, pasi autoritetet shtetërore kanë shprehur shqetësim për shpërndarje të sëmundjeve nga migrantët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme