Spitalet në qytetin brazilian të Manaus kanë arritur pikën kritike për trajtimin e pacientëve me Covid-19, pasi raportohet për mungesë të oksigjenit dhe personelit mjekësor.
Qyteti, në shtetin Amazonas, ka parë një rritje të vdekjeve dhe infeksioneve, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Profesionistët shëndetësorë, të cituar nga media lokale, paralajmëruan “shumë njerëz” mund të vdisnin për shkak të mungesës së furnizimeve dhe ndihmës.
Vendi ka pësuar humbje të mëdha në valën e parë të pandemisë, por gjithashtu u godit keq edhe nga një rritje e re e infeksioneve.
Shfaqet rasti i parë me llojin e ri të koronavirusit edhe në Rumani
Kontejnerët me frigorifer u sollën në spitale për të ndihmuar në ruajtjen e trupave javën e kaluar, pasi autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.
Jessem Orellana, nga instituti i hetimit shkencor Fiocruz-Amazonia, i tha agjencisë së lajmeve AFP se disa spitale në Manaus kishin “mbaruar oksigjen” me disa qendra duke u bërë “një lloj dhome mbytjeje” për pacientët.
Në anën tjetër, raportimet në të përditshmen Folha de Sao Paoli thekson se stafi mjekësor në Brazil është shumë i dëshpëruar dhe po përpiqet që të mbajë gjallë pacientët përmes ventilimit manual.
Brazili ka regjistruar më shumë se 205,000 vdekje nga virusi , numri i dytë më i lartë në botë pas SHBA./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...