Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Brazil ka shkuar në shtatë, duke përfshirë vdekjen e parë në zonën turistike Rio de Janeiro.
Brazili ka marrë vendim për mbylljen e kufijve për turistët, ndërkohë ministri i jashtëm u fut në një sulm diplomatik me Kinën, transmeton portal arbresh.info, duke cituar “Reuters”.
Qeveria e shtetit Rio tha që të dy vdekjet ishin një grua diabetike 63-vjeçare në brendësi kodrinore të shtetit Rio de Janeiro dhe një burrë 69-vjeçar, gjithashtu diabetik, në qytetin e Niteroi.
LEXO EDHE: Pandemitë që ndryshuan historinë e botës
Presidenti Jair Bolsonaro, i cili është përballur me kritika për trajtimin e tij të dobët të virusit, të cilin fillimisht e quajti ‘fantazi’, nxori një dekret që ndalon hyrjen e turistëve të huaj në vend, përfshirë edhe mbylljen e kufijve me Argjentinën, Paraguai, Bolivia, Peru, Kolumbia, Suriname, Guajana dhe Guiana.
Gjithashtu, Brazili ka filluar të dërgojë në kufi personat nga Venezuela.
Në anën tjetër, Ministri i Jashtëm, Ernesto Araujo, ka fajësuar Kinën për përhapjen e virusit.
Komentet e tij kanë nxitur reagimin e Kinës, duke rritur tensionet politike mes dy vendeve.
Brazili ka marrë masa për parandalimin e koronovirusit, duke mbyllur dyqanet dhe baret dhe duke ndaluar tubimet e njerëzve./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...