Ura që u shemb gjatë fundjavës në Brazil ka shtuar frikën e kontaminimit të ujit me pesticide dhe acid sulfurik pas dëmtimit të kamionëve. Tetë automjete ranë në lumë, përfshirë tre kamionë që transportonin kimikate.
Deri tani, janë raportuar katër të vdekur dhe më shumë se 10 të zhdukur pas shembjes së pjesës qendrore të urës që lidh shtetet Tocantins dhe Maranhão të dielën pasdite.
Nuk është e qartë për sasinë e kimikateve që kanë shpërthyer nga mjetet, por operacionet e kërkim- shpëtimit në lumë janë pezulluar derisa të vlerësohet situata.
Këshilltari Elias Junior tha se nuk e kishte pritur kurrë që ura do të shembej dhe ishte “në shok”. Banorëve të qyteteve Estreito dhe Aguiarnopolis, në të dyja anët e lumit, u është thënë të shmangin kontaktin me ujit nga lumi.
Operacionet e shpëtimit po kryhen nga varka. Katër trupa janë shpëtuar, përfshirë shoferen femër të njërit prej kamionëve dhe një vajzë 11-vjeçare, tha shërbimi i zjarrfikësve. Një burrë u nxor i gjallë nga ekipet e shpëtimit të dielën. / abcnews.al
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...