Të paktën 7 persona e kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e shembjes së një dige në një miniere të hekurit në Brazil, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga shteti Minas Gerais thuhet se janë gjetur trupat e pajetë të 7 personave ndërsa rreth 150 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Në deklaratë thuhet se vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim në rajon dhe se ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.
Zyrtarët e kompanisë së minierës thonë se gjatë shembjes së digës në vendin e incidentit ndodheshin 427 persona, shumica prej tyre punonjës, nga të cilët 279 janë shpëtuar.
Ende nuk dihet shkaku i shembjes së digës.
Kompania braziliane e minierës Vale SA, ka njoftuar se mbeturinat e minierës kanë arritur deri tek njësia e banimit Vila Ferteco tek qyteti Brumadinho ndërsa qytetarët e disa lagjeve të qytetin janë evakuuar.
Zyrtarët e shërbimit zjarrfikës kanë bërë të ditur se pas incidentit në rajon 200 persona konsideroheshin të zhdukur.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, në deklaratën nga llogaria e tij në Twitter, shprehu keqardhjen për ngjarjen duke njoftuar se do të dërgojë 3 ministra në rajon.
Si pasojë e shembjes së digës së kompanisë Vale SA dhe kompanisë australiane BHP Billiton në Mariana të Minas Gerais në vitin 2015 humbën jetën 19 persona ndërsa qindra të tjerë ishin detyruar t’i braktisin shtëpitë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...