Brazili ka regjistruar sot 2 841 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë, një rekord i ri në vend ku epidemia sa vjen e përkeqësohet.
Shifra e fundit rekord u regjistrua më 10 mars, me 2 286 të vdekur, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në total, vendi me 212 milionë banorë numëron 282 127 të vdekur si pasojë e COVID-19, duke u bërë vendi i dytë më i prekur në botë në shifra absolute, pas SHBA-së.
Këto shifra konfirmojnë një rritje të përshpejtuar të të vdekurve që prej fillimit të shkurtit, me 1 965 të vdekur mesatarisht gjatë shtatë ditëve të fundit. Në fillim të vitit, mesatarja e shtatë ditëve ishte 703 të vdekur.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjithashtu 83 926 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit, shifra e dytë më e lartë që prej shfaqjes së pandemisë në vend në shkurt 2020, për një total prej 11 603 535 rastesh të deklaruara.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...