Brazil, raportohen mbi 50 mijë raste për të katërtën ditë radhazi

10:14 | 26 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë së Brazilit ka raportuar 51,147 raste të reja nga koronavirusi të shtunën.

Arbresh.info raporton se deri më tani në Brazil numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 2.39 milionë të infektuar.

Të shtunën, shënohet dita e katërt që Brazili raporton më shumë se 50 mijë raste pozitive gjatë kësaj jave.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka regjistruar 1,211 viktima të reja duke cuar numrin e përgjithshëm në 86,449 viktima./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme