Brazil, mbi 7 mijë viktima nga COVID-19

14:26 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Deri më tani në vend janë shëruar 45.815 persona, ndërkohë që po hetohet shkaku i vdekjes së 1.360 personave të tjerë

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 263 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton arbresh.info.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë ka njoftuar se me 263 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend ka arritur në 7.288, ndërsa me 4.075 raste të reja, ka arritur në 105.222 numri gjithsej i rasteve.

Deri më tani në vend janë shëruar 45.815 persona, ndërkohë që po hetohet shkaku i vdekjes së 1.360 personave të tjerë.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë, është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine. Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil. /arbresh.info/AA

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme