Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro dhe disa nga aleatë të tij, janë mes dhjetëra personave që policia federale i ka akuzuar zyrtarisht si pjesë të një komploti për të shkatërruar sistemin demokratik të Brazilit përmes një grushti shteti.
Policia federale braziliane konfirmoi të enjten se hetuesit përfunduan hetimin e tyre të gjatë për atë që ata e quajtën një përpjekje të koordinuar për “shkatërrimin e dhunshëm të shtetit kushtetues”, raporton theguardian.
Përfundimi i shumëpritur i hetimit të policisë vjen vetëm disa ditë pas arrestimit të pesë personave, të dyshuar për pjesëmarrje në një komplot për vrasjen e pasardhësit të Bolsonaros, Luiz Inacio Lula da Silva, dhe të zëvendëskryetarit të tij të qendrës së djathtë, Geraldo Alkmin, si dhe gjykatësit të Gjykatës së Lartë, Aleksandro de Moraes.
Pak para se policia të shpallte përfundimin e hetimit, Lula shprehu falënderimin që përpjekja për ta helmuar ka dështuar.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?