Prokurorët e Brazilit kanë hapur një hetim për tre burgje, pasi gardianët janë filmuar duke torturuar të burgosurit me armë neutralizuese.
Disa guardian shihet që përdorin armët në mënyrë të përsëritur, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info
Klipet besohet se filmuar rreth vitit 2014-2015, por që kanë rënë në duart e prokurorëve gjatë kësaj jave.
Sipas gazetës braziliane “O Globo” , pamjet janë sjellur në vëmendjen e autoriteteve nga një roje tjetër që ishte i pranishëm gjatë incidentit, i cili edhe në atë kohë nuk është pajtuar me veprimet e kolegëve.
Dy roje besohet se janë larguar nga pozicionet e tyre dhe sipas prokurorisë, në hetim janë të dukshëm të gjithë rojet të cilët janë identifikuar.
Prokurori i shtetit i Goias, Luciano Miranda e quajti atë “dëshmi të kaosit të instaluar në sistemin e burgjeve”.
Në burgjet e mbipopulluara të Brazilit dhuna është e përhapur, ndërsa gjatë këtij viti për shkak të trazirave dhjetëra të burgosur kanë mbetur të vdekur./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...