Brazil, disa policë vendosin të ndërprejnë grevën, shkak numri i madh i vrasjeve

18:07 | 12 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Rreth 900 policë brazilianë kanë vendosur që t’i japin fund grevës për shkak të rritjes dramatike të numrit të vrasjeve në vend.

Mbi 3,100 ushtarë  dhe anëtarët e një forcë elitare policore kanë ndihmuar forcat e shtetit të patrullojnë në Espirito Santo, e cila menjëherë pas grevës së policëve për rritje rroga, u përmbys nga plaçkitjet kaotike, mbyllja e dyqaneve, shkollave dhe spitale, transmeton portali arbresh.info.

Numri i vrasjeve në vend pas hyrjes në grevë të policisë është rritur për gjashtëfish. Shumica e veprimeve të  dhunshme janë kryer nëpër lagje të varfëra, kur dominojnë industritë e minierave, naftës dhe portit.

Sindikata e policisë ka bërë të ditur se që nga 4 janari, kur edhe filloi greva e policisë, janë kryer 142 vrasje.

Zyrtarët e sigurisë kanë shtuar se shumica e vrasjeve janë të lidhura me tregtinë e drogës, ndërsa janë vrarë edhe disa kalimtarë rasti.

Sipas ligjit Brazilian, është e paligjshme që policia të hyjë në grevë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme