Rreth 10 mijë brazilianë kanë dalë në rrugë dhe kanë ecur deri te ndërtesa e Gjykatës së Lartë Zgjedhore (TSE) për të mbështetur kandidaturën e ish-presidentit.
Me maska në fytyrë ata kërkuan lirimin e ish-presidentit brazilian. Prokuroria kërkoi nga TSE të mos pranojnë kandidaturën e tij.
Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, u dënua me burgim 12 vjet e 1 muaj për korrupsion.
Lula da Silva ka hedhur poshtë akuzat me të cilat ngarkohet.