Google ADS

Brazil, 30 të vdekur dhe 17 të humbur si pasoj e stuhisë së fortë

09:41 | 26 Janar 2020
Arbresh.info

Të paktën 30 persona është numri i viktimave nga stuhia që goditi Brazilin këtë të shtunë, si dhe 17 persona janë shpallur të humbur.

7 persona janë plagosur si dhe 3500 të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas një seri rrëshqitjesh të dheut dhe shembje të ndërtesave, thonë zyrtarët.

Disa prej autostradave janë bllokuar nga përmbytjet dhe shumë ura janë shkatërruar. Shumica e viktimave humbën jetë nga rrëshqitjet e tokës ose u varrosën në shtëpi të shkatërruara. Të paktën dy fëmijë janë në mesin e të vdekurve.
Shiu i madh si dhe përmbytja po godet edhe shtetet e afërta të Rio de Janeiro dhe Espirito Santo.

Reshjet e shiut në rajon kanë qenë më të rëndat të regjistruara në 110 vitet e fundit, tha Instituti Kombëtar i Meteorologjisë. Në një periudhë 24-orëshe, kryeqyteti shtetëror i Minas Gerais Belo Horizonte regjistroi 172 milimetra (gati shtatë inç) shi.

Parashikuesit thanë se shiu pritet të zvogëlohet të Dielën, por autoritetet paralajmërojnë se rreziku i rrëshqitjeve të dheut mbetet i lartë, veçanërisht në zonën e Belo Horizonte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme