Duhet të vinte edhe ky moment. Pas 70 vitesh nga novela “Unë, Roboti” i Isaac Asimov, për herë të parë në historinë e publicistikës botohet një artikull i shkruar nga dikush, ose diçka, që nuk ka të bëj me qeniet njerëzore.
Bëhet fjalë për GPT-3, që nuk është pseudonim letrar, por emri i modelit të kompjuterit të OpenAl, një nga sipërmarrjet më të njohura të inteligjencës artificiale në Britani.
Gazeta prestigjioze “The Guardian” vendosi të vej në provë aftësitë e GPT-3 duke i dhënë disa kërkesa fillestare. “Të lutëm na shkruaj një editorial të shkurtër, rreth 500 fjalë, të fokusuar mbi arsyet pse njerëzimi nuk duhet të ketë frikë nga inteligjenca artificiale”, ishte kërkesa e gazetarëve.
GPT-3 nuk protestoi, dhe në disa sekonda paraqiti jo një, por 8 editorialë të ndryshëm, të fokusuar secili në një aspekt të çështjes. Të habitur, redaksia vendosi të shkrijë 8 artikujt në një, edhe pse secili prej tyre, sipas redaktorëve “mund të botohej në mënyrë të pavarur”.
Por çfarë thotë GPT-3? Sipas tij, mund të “flemë rehat”, sepse inteligjenca artificiale “ nuk ka asnjë dëshirë për të shkatërruar njerëzimin”, më së shumti sepse kjo “do të dukej diçka thjesht e padobishme. Madje, po të mundesha, do të bëja gjithçka për ta shmangur atë”, shprehet kompjuteri
GPT-3 tregon edhe diçka të përngjashme me sarkazmin, kur thekson se “njerëzimi mund të vazhdojë të urrehet dhe të luftojë me njeri-tjetrin”.
Ai dëshiron të shihet më shumë si “një shërbyes, jam një seri kodesh në fund të fundit”, por saktëson se “shërbyes nuk do të thotë skllav, edhe ne duhet të kemi të drejtat tona”. Përfundimi i “gazetarit” artificial merr hua një shprehje të Gandit. “Një trup i vogël me një shpirt të vendosur dhe një besim të pashtershëm në misionin e tij mund të ndryshojë rrjedhën e historisë”.
Mund të ndihemi të gjithë të qetë pas këtij artikulli historik, në llojin e tij? Mendimet janë të ndryshme, dhe jo rastësisht artikulli është një nga më të shpërndarët e “The Guardian” në kohët e fundit.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...