Amerika Latine ka shënuar 50,000 viktima dhe afro 1 milionë të infektuar. Vendet si Brazili, Kili, Meksika dhe Peru janë duke pasur vështirësi në frenimin e valës së infektimeve.
Brazili ka regjistruar një rekord të ri të rasteve me COVID-19, brenda 24 orëve janë shënuar 33,274 raste të reja. Gjithsej vendi ka shënuar 498,440 të infektuar. Arbresh.info transmeton se numri i viktimave ka arritur në 28,834 viktima me 956 viktima të reja brenda 24 orëve.
Italia ka shënuar 11 viktima të reja nga koronavirusi dhe 416 të infektuar. Italia është duke u përgatitur për lehtësimin e masave të kufizimi gjatë javës së ardhshme. Deri më tani numri i viktimave ka arritur në 33,340.
Më shumë se 6.6 milionë raste me COVID-19 janë konfirmuar në të gjithë botën, sipas të dhënave nga Universiteti i Johns Hopkins. Më shumë se 369,000 viktima janë shënuar duke përfshire numrin e viktimave në SHBA 103,000 kurse 2,56 milionë persona janë shëruar./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...