Bota reagon me shqetësim për shpërthimin e rrezikshëm të dhunës mes Izraelit dhe militantëve palestinez.
SHBA dënoi ashpër ato që i quajti sulme të paprovokuara nga terroristët e Hamasit dhe theksoi se qëndron e palëkundur krah Tel Avivit.
OKB tha se sulmet e rënda, shënonin një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës dhe u bëri thirrje palëve të bëjnë një hap prapa.
Me terma të ashpër i dënuan zhvillimet edhe Franca dhe Gjermania ndërsa presidentja e komisionit Europian, Ursula von der Leyen i përshkroi sulmet si akt terrorizmi.
Kurse, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të tregohem të përmbajtur duke shmangur akte të mëtejshme provokuese.
“Si Turqi, duke parë ato që ndodhën në Izrael këtë mëngjes, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të qëndrojnë larg nga lëvizjet impulsive që mund ta shtojnë tensionin edhe më tej,” deklaroi lideri turk.
Sulmet u dënuan ashpër edhe nga krerët e qeverisë dhe liderët politikë në Shqipëri.
Irani sakaq, shprehu mbështetjen për sulmet palestineze dhe tha se qëndronte krah luftëtarëve të këtij vendi deri në çlirimin e Palestinës dhe Jerusalemit./a2cnn
PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës S...
Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premt...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Han të Elezit
Aksident mes katër veturave në Shushicë të Istogut, lëndohen...
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës
“Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, Driloni ia fshin s...