Bota po rri duarkryq, përderisa Jemeni po shkon drejt kollapsit

21:44 | 30 Maj 2017
Trina Galanxhi

Jemeni është duke shkruar drejt kollapsit, sepse njerëzit e saj janë duke u përballur me luftën, urinë dhe me shpërthimin vdekjeprurës të kolerës, përderisa bota po rri duarkqyr, tha shefi i OKB-së për çështjet humanitare.

Duke folur për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Stephen O’Brien tha se ‘tani është koha për t’i dhënë fund krizës humanitare dhe për ta kthyer Yemenin në rrugën e mbijetetsës’, transmeton portali arbresh.info

“Kriza është e dukshme, nuk është duke ardhur, është këtu dhe në këtë orë njerëzit e thjeshtë janë duke e paguar çmimin më të madh”, shtoi ai.

“Njerëzit në Yemen janë duke iu nënshtruar privimit dhe vdekjes, përderisa bota po rri e shikon”, tha O’Brien.

Që nga marsi i vitit 2015, kur edhe filloi koalicioni i udhëhequr nga Sauditët kundër rebelëve Huthi që janë lidhje me Iranin, janë vrarë më shumë se 8 mijë persona, ndërsa rreth 17 milionë njerëz janë duke u përballur me mungesë të ushqimit dhe ujit.

Ndërkaq, nga shpërthimi i kolerës në kohët e fundit, kanë vdekur rreth 473 persona./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme