Nga përmbytjet vdekjeprurëse në Kaliforni te zjarret shkatërruese në Kili, shkencëtarët paralajmërojnë se bota nuk është e përgatitur për katastrofat klimatike që po godasin me frekuencë në rritje, pasi ngrohja globale e drejtuar nga njerëzit vazhdon të thyejë rekorde.
Viti më i nxehtë në histori është pasuar nga janari më i ngrohtë ndonjëherë. Shumë rajone në hemisferën veriore janë zhytur në valë të nxehta që do të ishin më normale në qershor. Shkencëtarët detarë janë të tronditur nga nxehtësia e zgjatur dhe intensive në sipërfaqen e oqeaneve, raportoi The Guardian.
Shkencëtarët kanë thënë se nxehtësia ekstreme është kryesisht rezultat i aktivitetit njerëzor, si djegia e naftës, gazit dhe qymyrit si dhe prerja e pyjeve. Kjo është përforcuar nga faktorët natyrorë, veçanërisht El Nino – një fenomen i lidhur me ngrohjen e Oqeanit Paqësor – që filloi vitin e kaluar dhe pritet të vazhdojë deri në pranverë.
Viti 2024 ka një shans një në tre për të qenë edhe më i nxehtë se rekordi i vitit të kaluar, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së.
Sa më e lartë të jetë temperatura globale, aq më i madh është rreziku i zjarreve dhe përmbytjeve.
Presidenti kilian, Gabriel Boric, ka shpallur dy ditë zie kombëtare pasi zjarret më vdekjeprurëse të pyjeve të vendit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 120 njerëzve në rajonin Valparaiso.
Në Shtetet e Bashkuara, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve te dendura në San Diego, që lanë të vdekur tre persona./abcnews.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...