Përderisa ndikimi negativ nga koronavirusi i ri (COVID-19) ndaj ekonomive po rritet nga dita në ditë, liderët e vendeve të forumit ndërkombëtar G20 do të vazhdojnë të punojnë në një udhërrëfyes për reagim global ndaj pandemisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrat e Financave të grupit G20 dhe guvernatorët e bankave qendrore do të mbajnë takim nesër për të formuar një plan të veprimit për të luftuar krizën e koronavirusit.
Grupi G20 do të mblidhet në një kohë kur Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikoi se ekonomia globale do të tkurret për 3 për qind në vitin 2020 për shkak të pandemisë.
Raporti i fundit i FMN theksoi se “ka të ngjarë që këtë vit ekonomia globale të përjetojë recesionin e saj më të keq që nga Depresioni i Madh, duke tejkaluar atë që u përjetua gjatë krizës financiare globale një dekadë më parë”.
Kjo është arsyeja që udhëheqësia e grupit G20 në gjetjen e një përgjigjeje të arsyeshme, më gjithëpërfshirëse dhe njerëzore ndaj COVID-19 konsiderohet sot një “detyrë e vështirë”.
Duke përbërë rreth 90 për qind të prodhimit global, përpjekjet e anëtarëve të grupit G20 për të zgjidhur krizën janë në qendër të vëmendjes tani.
“G20 është një pasuri e rëndësishme në këtë proces dhe ne duhet të kujtojmë se si u krijua që në fillim”, tha për AA Güven Sak, drejtori i Fondacionit të Hulumtimit të Politikave Ekonomike të Turqisë (TEPAV).
Ai shtoi tha se takimet e grupit G20 filluan në vitin 1999, pas krizës financiare të Azisë të vitit 1997, si një takim vjetor i ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të “vendeve të rëndësishme ekonomikisht”.
Sak thekson se takimet janë zhvilluar në një samit për krerët e qeverive pas krizës së vitit 2008, ndërsa grupi G20 ka luajtur një rol të rëndësishëm në mundësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke marrë përgjegjësinë në udhëheqjen e vendeve në kohë krize.
Momenti i pandemisë për grupin G20
Sap theksoi se ndalesa e papritur me të cilën përballet ekonomia botërore tani është e ndryshme nga ndalesat në vitet 1997 dhe 2008 kur u shfaqën problemet në tregjet financiare.
“COVID-19 ka ndaluar ekonominë duke e bërë të rrezikshme që njerëzit të bashkëpunojnë në të njëjtën hapësirë fizike”, u shpreh ai, duke thënë se çështja nuk qëndron tek mjeshtëria financiare, por tek gjërat fizike që njerëzit i bëjnë në mënyrë që të prodhojnë pasuri.
Më tej, ai tha se pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga specialistët nëse i hidhni një sy listave të G20-tës për vlerësimet e rrezikut global aty nuk ka asgjë për pandeminë.
“Ne për dekada nuk kemi hulumtime ekonomike se çfarë të bëjmë në këtë lloj të situatës”, tha Sak.
Ai argumentoi se kjo është koha që G20 të jetë më gjithëpërfshirëse, duke shtuar se botës i duhet një mekanizëm i ri politik dhe krijimi i këtij mekanizmi i bie G20-tës.
Çështja e koordinimit të politikave
Sipas Sak, çështja kryesore që po diskutohet në të gjitha kryeqytetet e vendeve anëtare të G20-tës tani është se si të hartohet përgjigje ekonomike globale, sepse vendet vetëm tani po kuptojnë se sa e thellë mund të jetë kjo krizë.
“Nëse periudha do të zgjatet, le të themi një javë, nëse nuk është një muaj, nëse nuk është një tremujor apo dy, atëherë do të fillojmë të flasim për numra më të mëdhenj dhe nuk është e mundur për asnjë vend që të merret me ato e vetme”, tha Sak.
Siç thekson Sak, kjo është arsyeja pse një angazhim i fuqishëm për koordinimin e politikave duhet të tregohet nga secili vend anëtar i G20-tës.
Duke theksuar disa çështje rreth tregtisë ndërkombëtare, Sak tha se G20 është më mirë të bëjë disa marrëveshje mbi mbrojtjen e zinxhirëve të furnizimit dhe sigurimin e mekanizmave për logjistikën e kompanive.
Ai tha se me të do të ishte e vështirë për shoferët e kamionëve, për shembull të lëvizin gjatë pandemisë nga pika A në pikën B. Në këtë rast, tha ai, G20 duhet të diskutojë se si të hartojë një “pasaportë shëndetësore” të pranuar ndërkombëtarisht për shoferët ose për njerëzit që udhëtojnë midis vendeve për të nxitur tregtinë ndërkombëtare.
Sak shtoi se vendet tani po arrijnë të kuptojnë më mirë për të gjitha këto çështje.
“Pandemia do ta godasë botën në zhvillim më fuqishëm. Kjo është arsyeja pse COVID-19 kërkon një përgjigje globale, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë të përgjigjes ekonomike”, tha Sak.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...