Yuriu Glodan kishte dalë për të shkuar në dyqan kur morri vesh lajmin për sulmin në apartamentin e tij.
Në hyrje të pallatit, ai ulëriti që të lejohej të hyntë brenda. Kur arriti në banesën e tij, ai gjeti trupat e gruas së tij dhe nënës së saj, të vrarë nga një raketë ruse që kishte rënë në katet e sipërme të bllokut, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Trupi i vajzës së tij tre muajshe, Kirës, u zbulua më vonë.
Vdekjet – tre breza të një familjeje të vetme – kanë shkaktuar zemërim dhe neveri në Ukrainë, një vend tashmë i ngurtësuar nga dy muaj luftë.
Duke komentuar sulmet, presidenti Volodymyr Zelensky ishte dukshëm i mërzitur kur foli për vrasjen e foshnjës Kira.
“Si e kërcënoi Rusinë? Duket se vrasja e fëmijëve është thjesht një ide e re kombëtare e Federatës Ruse,” tha Zelensky në fjalimin e tij të natës për ukrainasit. Ai i cilësoi ata që kishin planifikuar dhe kryer atashimin si “bastardë”.
Yuriy ishte në ndërtesën e shkatërruar të dielën për të gjetur atë që mund të shpëtonte nga apartamenti.
Albume fotografike, koleksioni i qeseve me sheqer të gruas së tij, shënime të shkruara me dorë. Ai gjeti karrocën e fëmijës së tij copë-copë.
“Nëse i lë gjërat në banesë, do të bëhet plehra dhe njerëzit do t’i hedhin”, tha ai për BBC. “Dua ti mbaj për kujtimet e mia”.
Ai dhe Valeria ishin çift prej nëntë vitesh.
“Ajo mund të gjente gëzim në çdo gjë. Odesa ishte qyteti i saj i preferuar. Ajo punonte në PR dhe mund të komunikonte me shumë njerëz, t’i kuptonte ata. E admiroja sa shkrimtare e mirë ishte,” tha ai.
“Ajo ishte një nënë e shkëlqyer, shoqe, me të gjitha cilësitë më të mira. Do të jetë e pamundur për mua të gjej dikë tjetër si Valeria. Ajo ishte perfekte. Një person i tillë mund të të jepet vetëm një herë në jetë dhe është një dhuratë nga Zoti”, shtoi ai.
Kira kishte lindur në fund të janarit, vetëm një muaj para fillimit të luftës.
Disa javë më pas, Valeria kishte postuar në Instagram se po jetonte me “një nivel të ri lumturie” pas lindjes së fëmijës së saj të parë. Vajza jonë tani është një muajshe”, ka shkruar ajo.
“Ne ishim shumë të lumtur kur ajo lindi,” thotë ai. “Isha në maternitet kur ajo lindi. Është shumë e vështirë për mua të kuptoj tani që vajza dhe gruaja ime nuk janë më këtu. E gjithë bota ime u shkatërrua dje nga një raketë ruse”.
Ai dëshiron që bota të dijë për atë që ka ndodhur me familjen e tij.
“Ajo që po ndodh është një pikëllim për familjen time, për qytetin tonë, për Ukrainën, është një pikëllim për të gjithë qytetërimin. Shpresoj që historia jonë të ndihmojë në ndalimin e kësaj lufte”, është shprehur ai.
Ndërsa largohemi, ai na jep disa pelena në një çantë transporti, një nga gjërat e pakta që ai ka mundur të rikuperojë nga banesa.
“Ju lutemi merrni ato”, na thotë ai. “Jepini për bamirësi. Unë nuk kam nevojë për to tani”. /BBC/arbresh.info/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...