Bota po flet për këto momente: Luan me violinë përderisa po operohej në tru

11:15 | 19 Shkurt 2020
Arbresh Info

Një virtuoze e violinës që kishte tumor në kokë, luajti me violinë për derisa mjekët po e operonin në tru, përcjellë arbresh.info.

E gjithë kjo ngjarje që të lë pa mend, u realizua në Angli.

Mjeku i cili e bëri këtë operacion të jashtëzakonshëm, pastroi tumorin duke i zbuluar pjesët e trurit të cilat pacienti i përdorte gjatë luajtjes me violinë.

Në trurin e virtuozes së violinës Dagmar Turner, 53 vjeçare që  jeton në Mbretërinë e Bashkuar, u zbulua një tumor. E për të hequr këtë tumor të quajtur “agresiv”, në spitalin e Kolegjit King, u realizua një operim i jashtëzakonshëm.

Mjekët vendosën që operimi i 53 vjeçares të bëhej gjatë kohës kur ajo ishte e zgjuar, pasi që ishte konstatuar që tumori gjendej afër zonës së trurit që kontrollon dorën e majtë.

Gjatë këtij operimi që zgjati për 2 orë, mjekët e mbajtën të zgjuar Dagmar Turner, nën anestezi lokale dhe i kërkuan asaj që të luante me violinë. Në këtë mënyrë mjekët përcaktuan se cilat pjesë të trurit po përdorte 53 vjeçja, gjatë luajtjes me violinë dhe pastruan zonat e prekura nga tumori. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme