Bota është në prag të luftës së fundit në historinë e njerëzimit

14:03 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Ish gjenerali rus ka paralajmëruar se bota është në prag të luftës së fundit të historisë së njerëzimit, duke marrë shkas nga tensionet e fundit midis Rusisë dhe Britanisë.

Evegeny Buzhinskiy i cili ka shërbyer 41 vite në ushtrinë ruse, ka thënë se dëbimi i diplomatëve rusë nga BE-ja dhe SHBA-të pas helmimit të agjentit të dyfishtë Sergei Skripal po krijohet një situatë që është më e keqe se Lufta e Ftohtë, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur për të sqaruar veten, Buzhinskiy shtoi: “Një luftë reale. Më e keqe se Lufta e Ftohtë është një luftë reale. Do të jetë lufta e fundit në historinë  e njerëzimit”.

Buzhinskiy i cili u pensionua me gradën Gjeneral Lejtnant në vitin 2009 ka thënë se ajo që mund të çojë në luftë direkte është presioni dhe jo helmimi në Salisbury.

Sergei Skripal dhe Yulia Skripal

“Shtetet e Bashkuara po thonë se do të vazhdojë presioni. Çfarë do të arrijnë me këtë? Do ta ndryshoni regjimin? Është e padobishme.

“Ju nuk i njihni rusë. Sa më shumë presion që ka, aq më shumë shoqëria koncentrohet rreth presidentit.

“Ju dëboni diplomatë, ne dëbojmë diplomatë, ju depërtoni të tjerë, cili është hapi i radhës. Është shkelje e marrëdhënieve diplomatike.

“Në të vërtetë ju jeni duke zënë ngushtë Rusinë. E të futësh Rusinë në qoshe është një gjë shumë e rrezikshme”.

Britania e Madhe dhe aleatët e saj e kanë fajësuar Rusinë për sulmin me agjentë nervorë, gjë të cilën Kremlini e ka mohuar vazhdimisht./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme