Sipas Institutit për Studimet e Paqes në Stokholm, SIPRI, eksportet e armëve në Europë, janë rritur dukshëm qysh para shpërthimit të luftës në Ukrainë. Fqinjët e Rusisë ndihen gjithnjë e më shumë të kërcënuar.
Shifrat e eksporteve mbarë botërore të bizneseve me armë në sfondin e një luftë të re në Europë kanë një rëndësi të veçantë. Statistika e Insitutit për Studime te Paqes në Stokholm, SIPRI, vëren rritje që në periudhën 2017 deri në 2021 dhe krahasuar me 2012 deri në 2016. Shifrat ende nuk pasqyrojnë stadin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por janë hulumtuar përpara luftës. Megjithatë këto shifra flasin ndërkohë për tensione jashtëzakonisht në rritje në Europë.
Ndërkohë që tregtia me armë në nivel botëror ka rënë me 4,6 përqind, shtetet europiane kanë blerë 19 përqind më shumë armatime. Europa shënon krahasuar me të gjitha rajonet rritjen më të madhe. Pieter Wezeman, një ndër autorët e studimit të SIPRI-t, e quan këtë një “armatim që ngjall shqetësim”.
Sipas Ian Anthony, drejtues i seksionit për sigurinë europiane në institutin SIPRI dhe ekspert për Rusinë, në shifrat e fundit janë përfshirë edhe reagimet e NATO-s” ndaj aneksimit rus të Krimesë më 2014 dhe agresioni në Donbas”. Asokohe, më 2014, NATO vendosi që “ta ndryshojë tendencën e shpenzimeve për mbrojtjen”, tha Anthony për Deutschen Welle-n.
Rusia dhe Kina kanë shitur dukshëm më pak armë
Në kontekstin e luftës është interesant fakti që vërehen disa zhvendosje të mëdha në eksporte të caktuara armatimesh. Pikërisht shitjet e armëve të Rusisë, numri dy në botë pas SHBA-së, kanë rënë me 26 përqind. Por kjo ka të bëjë me uljen e porosive vetëm nga dy vende India dhe Vietnami, ndërkohë që vitin e ardhëm India pritet të blejë nga Rusia sërish armë në mënyrë voluminoze. Rënia e blerjeve kineze ka qenë edhe më e lartë me 31 përqind.
Gjermania, eksportuesja e pestë në botë ka një minus 19 përqind. Ndërsa eksportet e armëve të SHBA-së kundrejt periudhës së hulumtuar në studim janë rritur me 14 përqind, të Francës me madje me 59 përqind, e cila zë vendin e tretë në botë./DW/
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...