90 milionë euro ka vënë në dispozicion BE për migrantët në Bosnje. Gjendja katastrofale aktuale e refugjatëve në zonën kufitare me Kroacinë ngre pyetjen: Çfarë ka ndodhur me këto fonde?
Itinerari i Ballkanit që nga kriza e refugjatëve në vitin 2015, është zhvendosur gjithnjë e më shumë në drejtim të Bosnje-Hercegovinës. Për arsye se kufijtë fushorë të Serbisë me vendet e BE-së si Kroacia dhe Hungaria u mbyllën për migrantët në rrugën e tyre nga Greqia drej veriut të pasur, gjithnjë e më shumë vetë përpiqen ta provojnë fatin e tyre përmes maleve në kufirin kroato-boshnjak.
Nuk dihet saktë numri i refugjatëve nga Afganistani, Maroku, Pakistani, Siria dhe vende të tjera në krizë që qëndrojnë aktualisht në Bosnje. BE bën fjalë për 8.000 migrantë, organizatat humanitare lokale për 12.000 vetë. Ujdi ka për atë që kapacitetet si për strehim, artikuj ushqimorë dhe përkujdesin mjekësor nuk mjaftojnë në shtetin 3,5 milionë banorësh. Në fund të dhjetorit u shkallëzua gjendja në perëndimin e Bosnjes në kufirin kroat. Pasi punonjësit e huaj të kampit të refugjatëve “Lipa” u larguan nga kampi, sepse autoritetet boshnjake nuk e kishin përshtatur kampin për dimrin, në kamp shpërtheu zjarri. Që atëherë rreth 1.300 refugjatë jetojnë në ndërtesa të pabanueshme në temperatura minus gradë. 20 çadrat me ngrohja që ofroi së fundmi ushtria boshnjake nuk mjaftojnë.
Në këtë gjendje kritike shtrohet pyetja: Çfarë ka ndodhur me 90 milionë eurot e BE-së që janë investuar nga viti 2017 për mbështetjen e migrantëve në Bosnje? Përgjegjës për shpërndarjen e fondeve është Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM. Sipas të dhënave të zyrave të IOM-it që nga viti 2017 kanë hyrë në Bosnje, 76.851.210 euro. Nga kjo shumë janë shpenzuar vetëm 51.560.327 euro.
Sistem transparent për ndihmësit ndërkombëtarë
Edita Selimbegovic, zëdhënëse e IOM-it në Sarajevë thotë se buxhetet mbikqyren nga një komision që takohet rregullisht. “Ky është edhe forumi ku diskutohen ndryshimet në buxhetin fillestar dhe vendoset, nëse ndryshojnë nevojat në terren.” Për të siguruar përgjegjësinë për buxhetin dhe transparencën në mënyrën e shpenzimit të fondeve të BE, IOM i ofron Ministrisë për Sigurinë dhe Delegacionit të BE çdo tre muaj një raport të detajuar për përdorimin e fondeve. Ky raport dorëzohet edhe në Ministrinë e Financave, nëse vlerësohet pozitivisht i paraqitet qeverisë. Përtej kësaj IOM përgatit edhe një raport vjetor të tijin.
Asnjë përgjigje nga Ministria për Sigurinë
Por si qëndron puna me insititucionet dhe organizatat lokale? Deutsche Welle i kërkoi Ministrisë së Sigurisë të sqarojë, se cilat fonde të BE janë përdorur për përballimin e krizës së migracionit tek strukturat boshnjake të ndihmës dhe cilat projekte janë mbështetur. Edhe 12 ditë pas kërkesës (06.01) nuk pati përgjigje për këtë. Ajo që dihet është shumica e ndihmave financiare shkon në kufirin me Kroacinë, në kantonin Una-Sana. Aty qëndrojnë edhe 80% e migrantëve. Një pjesë e fondeve të BE sipas IOM përdoret për strehimin e tyre, si në hotelin Sedra mes Bihaçit dhe Velika Kladushas, apo në kampe si Miral apo Bira.
Strehimi, ushqimi, ndihma për viktimat e Pushbacks
Për rreth 7 qendrat e pranimit në Bosnje që mund të strehojnë nga 5000-6000 refugjatë, sipas IOM-it janë përdorur 7.140.000 euro. Kjo shumë përbën 14% të fondeve të shpenzuara. 39 milionë euro të tjera apo 77% janë dhënë për ushqime, artikuj higjienikë, çadra, dhe kostot e punonjësve në qendrat e refugjatëve. “Një pjesë e mjeteve u shpenzua edhe në kuadër të ndihmës për të ashtuquajturit pushbacks nga Kroacia në Bosnje”, thotë Nicola Bay, drejtuese e Këshillit Danez të Refugjatëve në Bosnje për Deutsche Wellen. “Kjo përfshin mbledhjen e dëshmive nga të prekurit, kujdesin mjekësor të viktimave të dhunës në kufij.”
Sipas të dhënave të IOM-it edhe autoritetet boshnjake dhe organizatat kanë marrë drejtpërdrejt 3,5 milionë euro. “Me këtë u financua blerja e automjeteve për policinë kufitare, zyrat e të huajve dhe policinë e kantonit Una-Sana. Kësaj i shtohen rrogat e nëpunësve që punojnë për përballimin e krizës së migracionit”, shpjegon IOM me shkrim. Kryetari i bashkisë së Bihaçit, Suhret Fazliç shprehet me kritika. “Unë e di se kush nuk ka marrë asgjë”, thotë ai, dhe “ky është qyteti ynë”. Në një kohë që administrata e qytetit të tij bashkë me kantonin ka shpenzuar në vitin 2020 rreth një çerek milionë euro për pajisjen bazë të kampit Lipa. Ajo që konsiderohet e sigurtë mes punonjësve të organizatave humanitare, është që institucionet dhe organizatat që merren me migrantët kanë aplikuar për fonde të BE-së. Bie në sy se, edhe ditë e javë pas pyetjeve të DW-së, askush nuk është i gatshëm të japë një përgjigje./dw
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...