Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, tha se do t’ia kthejë ikonën Ukrainës, nëse ky vend dëshmon se e ka kërkuar atë para se ai t’ia bëjë dhuratë ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.
“Ekziston një deklaratë nga Agjencia për Koordinimin e Organeve Policore të Bosnje dhe Hercegovinës, e cila është përgjegjëse për bashkëpunimin me Interpolin, se Interpoli nuk ka asnjë informacion në lidhje me kërkimin e ikonës”, tha Dodik në një intervistë për agjencinë Srna.
Më 6 janar, ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba , njoftoi në profilin e tij në Twitter se Ukraina ende kërkon kthimin e ikonës, të cilën Dodik ia dhuroi Lavrovit, gjatë qëndrimit të tij në Bosnje dhe Hercegovinë në muajin dhjetor të vitit 2020.
Menjëherë pasi u publikuan pamjet e ikonës 300-vjeçare, Ambasada e Ukrainës në Bosnjë dhe Hercegovinë i dërgoi një notë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës duke u kërkuar atyre “informacion të hollësishëm mbi origjinën e saj”.
Prokuroria në Bosnje ka nisur hetimet për këtë çështje.
Ikona dyshohet të jetë kontrabanduar në mënyrë të paligjshme nga Ukraina lindore e shkatërruar nga lufta.
Më 23 dhjetor, Rusia ktheu ikonën në Ambasadën e Bosnjë dhe Hercegovinës në Moskë./REL/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...