Masat e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë janë rritur në nivelin më të lartë për shkak të frikës nga përhapja e mundshme e krizës nga Lindja e Mesme, përkatësisht për shkak të konflikti mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.
Kështu deklaroi ministri për Siguri i Bosnje e Hercegovinës, Nenad Neshiq, për agjencinë e lajmeve, SRNA.
“Ne po ndjekim ngjarjet, si në rajon ashtu edhe në botë, dhe ne presim që asnjë ngjarje të mos na befasojë”, tha Neshiq.
Pothuajse se gjysma e popullsisë së Bosnjës prej 3.3 milionë është myslimane.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha më 18 tetor se Austria do të rrisë nivelin e paralajmërimit lidhur me kërcënimin nga terrorizmi.
Gjatë një konference për media në Vjenë, ai tha se shteti do të vendosë nivelin e sigurisë në nivelin e dytë më të lartë. Ky vendim është marrë pas vlerësimit se mund të ketë kërcënim dhe rrezik në rritje për sulme në Austri dhe kërcënimi është rritur për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Edhe shtete të tjera evropiane, përfshirë Francën dhe Slloveninë kanë rritur nivelin e kërcënimit nga terrorizmi./rel
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren