Një ish futbollist nga Teksasi për të cilin autoritetet thonë se u ngrit në rangjet më të larta të kartelit meksikan të drogës është dënuar për drogë dhe pastrim parash.
Edgar Valdez Villareal është i njohur si “La Barbie” për shkak të ngjyrës së çelë të syve dhe çehres së fytyrës, transmeton portali arbresh.info. Prokurorët e Atlantës kërkuar nga gjykatësi që ta dënojë me 55 vjet burgim dhe të urdhërojnë konfiskimin e 192 milionë dollarëve.
Valdez është akuzuar për dërgimin e kamionëve të mbushur me kokainë nga Meksika për në lindje të SHBA-ve dhe dërgimin e milionave në para të gatshme në Meksikë.
Ai është arrestuar në Meksikë në vitin 2010 dhe është ekstraduar në SHBA në shtatorin e 2015. Ai u deklarua fajtor në janar të vitit 2016 për akuzat e komplotit për të importuar dhe shpërndarë kokainë dhe konspirim për të pastruar para./Arbresh.info/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja