Lideri i organizatës kriminale kolumbiane Clan del Golfo, Dario Antonio Usaga, i njohur edhe si Otoniel, u ekstradua të mërkurën për në Shtetet e Bashkuara, ku do të gjykohet për trafik të lëndëve narkotike.
Ekstradimi drejt Amerikës është një prej armëve që përdor Kolumbia për të luftuar trafikantët e drogës. Sipas autoriteteve kolumbiane, Otoniel ka trafikuar deri në 200 tonë kokainë nga Kolumbia.
Procedurat e dërgimit të Otoniel në SHBA nisën vetëm pasi Gjykata e Lartë e Kolumbisë pezulloi urdhrin e mëparshëm të saj për ndërprerjen e ekstradimeve.
Me jelek antiplumb dhe helmetë në kokë, Otoniel mbërriti në një bazë ajrore në Bogota, dhe u shoqërua nga policia kolumbianë në një avion.
Autoritetet thonë se 50-vjeçari është gjithashtu përgjegjës për vrasjen e qindra anëtarëve të forcave kolumbiane të sigurisë dhe kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërsa Kolumbia pretendon se Otoniel u arrestua tetorin e kaluar pas një operacioni ku u përfshinë qindra forca speciale, vetë trafikanti thotë se është dorëzuar./A2CNN
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...