Bosi i Apple, Tim Cook i bashkohet klubit të miliarderëve

18:11 | 11 Gusht 2020
Arbresh.info

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook tani është miliarder falë rritjes së çmimit të aksioneve të kompanisë.

Pasuria e 59-vjeçarit është llogaritur nga Indeksi i Miliarderëve në Bloomberg, pas rritjes së çmimit të aksioneve të Apple, nga 53 dollarë në më shumë se 450 dollarë sot, transmeton portali arbresh.info.

Ai iu bashkua gjigantit teknologjik në vitin 1998 me kërkesën e Steve Jobs, të cilin e zëvendësoi si drejtor i përgjithshëm më 2011.

Cook zotëron më shumë se 847,000 aksione të Apple direkt, me vlerë më shumë se 381 milionë dollarë.

Të ardhurat nga shitjet e mëparshme të aksioneve, dividentët dhe kompensimet e tjera shtojnë një vlerë tjetër neto prej 650 milionë dollarë, sipas llogaritjeve të Bloomberg.

Vitin e kaluar Cook u pagua 125 milionë dollarë, shumica e të cilave erdhën në formën e aksioneve të lëvruara. Paga e tij themelore është 3 milionë dollarë.

Dy vjet më parë, Apple u bë kompania e parë e renditur në SHBA që u vlerësua me një trilion dollarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme