Prokurorët gjermanë kanë gjobitur me 90 milionë euro kompaninë teknologjike e cila bën edhe prodhimin e pjesëve automobilistike “Robert Bosch GmbH” për rolin e saj në skandalin e emetimit të motorëve dizel që shpërtheu në Volkswagen në vitin 2015, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokurorët në Stuttgart thanë të mërkurën se Bosch është gjobitur nga shkaku i shkeljes së pakujdesshme të detyrimeve të mbikëqyrjes, duke shtuar se kompania ka vendosur të mos apelojë vendimin.
Bosch ka furnizuar miliona sisteme të kontrollit të motorëve, të cilët që nga fillimi i vitit 2008 janë instaluar në automjetet e prodhuesve të ndryshëm, softueri i të cilit, siç thonë prokurorët, “përmban pjesë të strategjive të ndaluara”, të cilat kanë bërë automjetet të emetojnë më shumë oksid të azotit nga sasia e lejuar nga rregullatorët.
Megjithatë, prokurorët thonë se besojnë se “nisma për integrimin dhe formësimin e strategjive të ndaluara, është bërë nga punonjësit e prodhuesve të automobilave”.
Skandali i emetimeve të motorëve dizel i ka kushtuar Volkswagenit miliarda euro.
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...