Rritja e qëndrueshme ekonomike, i ka mundësuar Qeverisë Gjermane që të heqë borxhet publike pa marrë ndonjë hua.
Borxhet e të gjitha niveleve, duke përfshirë Qeverinë Federale, 16 shtete federale, komunat dhe sistemet e sigurisë shoqërore kanë rënë për 46.5 miliardë dollarë në periudhën janar-qershor, ka njoftuar Zyra e Statistikave Federale.
Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel ka zvogëluar borxhin për 1.7 përqind, 16 shtetet federale, 3.6 përqind derisa sistemet e sigurisë shoqërore, 7.1 përqind.
Megjithatë një zvogëlim i tillë i borxheve përbën sfidë për Bankën Qendrore Evropiane, e cila duhet të diskutojë si do të investojë mjetet që rrjedhin nga obligacionet qeveritare nën programin e blerjes së aseteve.