Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se situata në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli përbën pengesë të madhe në gjetjen e një zgjidhjeje për paqe afatgjatë mes Izraelit dhe palestinezëve.
“Bregu Perëndimor është pengesë reale për zgjidhjen me dy shtete”, tha Borrell më 18 shkurt gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.
“Bregu Perëndimor është në një pikë vlimi… mund të jemi në prag të një shpërthimi më të madh”, tha ai.
Afër 490.000 izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor, që Izraeli ka pushtuar më 1967, në dhjetëra vendbanime që konsiderohen joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.
Kolonët jetojnë së bashku me afër 3 milionë palestinezë në këtë territor.
Palestinezët i shohin ndërtimin e vendbanimeve izraelite si krim lufte dhe pengesë të madhe për paqe.
Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor në Gazë, në Bregun Perëndimor është regjistruar një numër në rritje i përleshjeve mes forcave izraelite dhe palestinezëve.
Borrell tha se BE-ja duhet të “mbështesë nismën arabe” për krijimin e një shteti palestinez, që do të përfshinte edhe Bregun Perëndimor, edhe Rripin e Gazës.
Deklaratat e Borrellit vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar një plan për njohjen ndërkombëtare të një shteti të tillë, pasi The Washington Post raportoi se ka një nismë të tillë.
Kjo gazetë tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, dhe një grup i vogël i shteteve arabe po punojnë në një plan gjithëpërfshirës për paqe afatgjatë mes Izraelit dhe palestinezëve. Sipas The Washington Post, në plan përfshihet edhe një afat kohor për themelimin e një shteti palestinez./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...