Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka akuzuar Rusinë për kryerje “të krimeve të vërteta të luftës”, duke bllokuar eksportet e drithërave nga Ukraina.
“Është e paimagjinueshme që miliona tonë të grurit mbeten të bllokuar në Ukrainë, derisa pjesa tjetër e botës përballet me uri. Ky është krim i vërtetë i luftës”, ka thënë Borrell, në nisje të takimit mes ministrave të Jashtëm të bllokut evropian, që këtë herë mbahet në Luksemburg.
Ministrat pritet të diskutojnë rrugë për miliona tonë të grurit që gjenden në Ukrainë, që janë bllokuar në portet e Detit të Zi nga ana e forcave ruse.
Prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë dhe ia ka bllokuar këtij vendi portet, dërgesat e grurit janë bllokuar, duke pamundësuar eksportin e mbi 20 milionë tonëve të grurit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se Moska është përgjegjëse për rritjen e madhe të çmimeve të drithërave për shkak të bllokadave në porte.
Ai ka pretenduar javën e kaluar se Rusia është e gatshme të garantojë transitin e anijeve me grurë përmes Detit të Zi dhe se Ukraina ka alternativa përmes rrugëve tokësore.
Ekspertët e Perëndimit besojnë se diçka e tillë është vështirë e realizueshme.
Fillimisht Moska pati bërë kërkesë për heqjen e sanksioneve ekonomike në këmbim të eksporteve të grurit.
Borrell ka thënë se veprimet e Rusisë, dhe jo sanksionet e Perëndimit, duhet fajësuar për përkeqësim të krizës me ushqime.
Çmimet ndërkombëtare të drithërave janë duke u rritur vazhdimisht dhe importuesit kyçë sikurse Lindja e Mesme dhe Afrika rrezikojnë të përballen me mungesa./ REL/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...