Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë që viti që e lamë pas ka qenë “vit i tranzicionit”, në të cilin BE-ja sipas tij, punoi për të ruajtur interesat dhe vlerat e saj dhe për të forcuar rendin global.
“Në vitin 2021, kemi punuar për të mbrojtur interesat dhe vlerat e BE-së dhe për të forcuar një rend global të bazuar në rregulla në këtë vit tranzicioni”.
Borrell në një shkrim për fundvit, ka thënë që kjo punë duhet të vazhdojë edhe në vitin 2022.
Tutje Borrell ka thënë që BE-ja u përball me “shembuj të qartë të politikës së pushtetit” dhe sulmeve hibride, duke e vënë fokusin në Ukrainë, Moldavi dhe Bjellorusi.
“Derisa konfliktet hibride po shtohen, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën ose Moldavinë për t’i rezistuar presionit nga Rusia dhe të mbajmë një qasje të palëkundur ndaj Bjellorusisë”, ka shkruar ai, raporton Klan Kosova.
Ai theksoi se retorika e përçarjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor e pengoi integrimin në BE.
“Rritja e retorikës dhe veprimeve përçarëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë, kanë penguar gjithashtu përpjekjet për t’i sjellë të gjashtë vendet më afër të ardhmes së tyre evropiane”, ka shkruar Borrell.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...