Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e përshkroi si “shumë shqetësues” dhe “lajm të keq” vendimin e qeverisë gjermane për të përgjysmuar afërsisht ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm.
Borrell, i cili mori pjesë në një ngjarje në Santander (Spanjën veriore), theksoi se Gjermania, “në terma absolut”, bëri një përpjekje të madhe për të ndihmuar Ukrainën t’i rezistojë pushtimit ushtarak të Rusisë nga viti 2022 dhe deri tani. Ai tha se kontributi i BE-së në këtë fushë është kryesisht nga Gjermania.
“Rrjedhimisht, ulja e ardhshme e ndihmës gjermane për Kievin është shumë shqetësues. Është një lajm i keq”, tha ai.
Qeveria e kancelarit gjerman Olaf Scholz, e cila është ofruesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas SHBA-së dhe më i madhi në Evropë, po kërkon mënyra për të ulur shpenzimet buxhetore dhe vendosi javën e kaluar të përgjysmojë shumën që do t’i ndajë në mënyrë dypalëshe Kievit./abcnews/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...