Nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian për një ndalim të plotë të importit të naftës dhe gazit rus, ka thënë kryediplomati i BE-së, Josep Borrell për “Die Welt”.
“Për momentin, ne në BE nuk kemi një qëndrim të unifikuar për këtë çështje”, tha Borrell për gazetën, raportoi Reuters të hënën.
Brenda BE-së është bërë thirrje për t’i dhënë fund pagesave të naftës, pasi ato financojnë në mënyrë efektive luftën në Ukrainë.
Disa vende të bllokut po bëjnë presion për një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë dhe Brukseli po përgatitë një vlerësim mbi ndikimin që shkakton ndalimi i naftës si pjesë e masave të mundshme.
Rusia është furnizuesi më i madh i naftës në Evropë, duke siguruar pak më shumë se një të katërtën e importeve të naftës në BE në vitin 2020, sipas të dhënave nga zyra e statistikave të bllokut Eurostat.
Borrell tha se tema do të diskutohet në samitin e ardhshëm të BE-së që do të mbahet në fund të muajit të ardhshëm dhe se ai nuk pret ndonjë vendim për këtë çështje para kësaj kohe.
“Një propozim përfundimtar për një embargo ndaj naftës dhe gazit nuk është ende në tryezë”, tha ai.
Borrell ka njoftuar se të gjitha shtetet e BE-së po punojnë për të shkurtuar varësinë e tyre nga nafta dhe gazi rus.
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...