Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se njohja e një shteti palestinez nuk ishte një dhuratë për Hamasin.
Të mërkurën, Irlanda, Norvegjia dhe Spanja thanë se do të njihnin një shtet palestinez më 28 maj, për të ndihmuar në sigurimin e ndalimit të ofensivës së Izraelit në Gaza dhe për të ringjallur bisedimet e paqes që kanë ngecur.
“Njohja e shtetit palestinez nuk është një dhuratë për Hamasin, përkundrazi,” tha ai. “Autoriteti Palestinez nuk është Hamasi, përkundrazi ata janë të konfrontuar thellë”.
Ai shtoi se BE-ja tashmë kishte biseduar, takuar dhe financuar Autoritetin Palestinez.
“Sa herë që dikush merr vendimin për të mbështetur një shtet palestinez… reagimi i Izraelit është ta shndërrojë atë në një sulm antisemitik”, shtoi ai./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...