NATO “nuk mund të jetë një aleancë a la carte [v.j. mundësia e zgjedhjes sipas dëshirës nga një meny]”. Kështu tha më 12 shkurt shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pasi Donald Trump minimizoi përkushtimin e tij ndaj ombrellës së sigurisë së NATO-s në Evropë nëse do të zgjidhej sërish president.
Deklaratat e Trumpit nxitën reagime në aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara. Ish-presidenti amerikan tha se ai do të “inkurajojë” Rusinë që të sulmojë çdo shtet të NATO-s që nuk përmbush obligimet e tij financiare ndaj aleancës.
“Të bëhemi serioz. NATO nuk mund të jetë një aleancë ushtarake a la carte, nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që punon sipas tekave të përditshme të presidentit amerikan”, tha Borrell.
“Ose ekziston ose jo”, tha ai, duke shtuar se nuk do të komentojë më “asnjë budallallëk” që do të dalë nga fushata zgjedhore presidenciale amerikane.
Deklaratat e Trumpit – i cili kur ishte në pushtet e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe nga marrëveshja për klimën e Parisit – nxiti reagimin e presidentit aktual, Joe Boden.
Biden tha se deklaratat e paraardhësit të tij ishin “të tmerrshme dhe të rrezikshme”.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 11 shkurt paralajmëroi se “çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përshirë edhe të SHBA-së”.
Trump, 77 vjeç, konsiderohet kandidati kyç për fitimin e nominimit për garën presidenciale nga republikanët, duke rritur gjasat për një përballje në zgjedhje me presidentin demokrat, Joe Biden./rel/
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...