Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell thotë se vendimi i Izraelit për të hapur korridore të reja për ndihmën humanitare në Gaza nuk do të jetë ende i mjaftueshëm për të parandaluar urinë.
“Pas dënimit të gjerë të vrasjes së 7 punonjësve të WCKitchen nga ushtria izraelite dhe presionit ndërkombëtar në rritje, qeveria izraelite do të hapë disa korridore për ndihmë humanitare. Nuk është e mjaftueshme për të parandaluar urinë në Gaza”, shkroi Borrell në X.
“Rezoluta detyruese 2728 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të zbatohet”, shtoi ai.
Të enjten, Izraeli njoftoi se do të hapte “përkohësisht” kalimin e Beit Hanoon për të lejuar dërgesat e më shumë ndihmave në enklavën e rrethuar./abcnews.al
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...