Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles, njëherit edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian zhvillimet e fundit në Ukrainë i ka quajtur si orët më të errëta të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Këto janë orët më të errëta të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. BE-ja do të përgjigjet në kushtet më të forta të mundshme dhe do të bie dakord për paketën më të ashpër të sanksioneve që kemi zbatuar ndonjëherë. Presidenti Putin duhet të ndalojë këtë agresion të pakuptimtë. Ne qëndrojmë me Ukrainën”, deklaroi Borrell./arbresh.info/
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha