Borrell kërkon takim urgjent për situatën në Siri

22:47 | 1 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrit të Jashtëm për shkak të përshkallëzimeve të luftimeve në Siri.

Ky takim do të mbahet javën e ardhshme, tha ai.

Në një deklaratë, Borrell, ka thënë se luftimet e përsëritura brenda dhe përreth Idlibit paraqesin një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Bashkimi Evropian duhet të dyfishojë përpjekjet e tij për të trajtuar këtë krizë të tmerrshme humanitare me të gjitha mjetet në dispozicion të tij”, tha ai.

Borrell, ka shtuar se Bashkimi Evropian, po monitoron nga afër situatën e migracionit në kufijtë e jashtëm të Unionit dhe është e angazhuar të mbështesë Greqinë dhe Bullgarinë.

Ai thekson se marrëveshja e arritur nga BE dhe Turqia për ndalimin e valës së migrantëve duhet të ruhet.

Ndryshe, edhe Komisioni Evropian, ka bërë thirrje për një takim të jashtëzakonshëm për shkak të presionit të ri nga migrantët nga Siria, të cilët përmes Turqisë dëshirojnë të hyjnë në BE.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme