Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka propozuar shtimin e 3.5 miliardë eurove në një fond që përdoret për financimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, thanë të mërkurën burime të BE-së.
Burimet, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se Borrell u kishte kërkuar qeverive të BE-së të rrisin tavanin financiar të Facilitetit Evropian të Paqes (EPF), një fond që tashmë ka ndarë rreth 4.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.
“Ai sapo ka bërë propozimin,” tha një diplomat evropian, shkruan Reuters.
Propozimi i Borrelit kërkon miratimin nga qeveritë kombëtare të BE-së. Ata ranë dakord dhjetorin e kaluar se, “në rast nevoje”, një rritje e tillë mund të justifikohej.
Fondi, i krijuar në vitin 2021, u konceptua për BE-në për të ndihmuar vendet në zhvillim të blejnë pajisje ushtarake. Por sindikata prej 27 anëtarësh vendosi shpejt ta përdorë atë edhe për të çuar armë në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar./abcnews.al
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...